Irani ka riatdhesuar 4000 shtetas të tij që nga rënia e Asadit

14:51 | 10 Dhjetor 2024
R J

Irani ka riatdhesuar 4,000 shtetas të tij që kur rebelët pushtuan Damaskun dhe rrëzuan Bashar al-Asad të dielën, sipas qeverisë iraniane.

“Gjatë tre ditëve të fundit, 4,000 qytetarë iranianë janë riatdhesuar në Iran nga Siria me dhjetë fluturime të Mahan Air,” tha sot zëdhënësja e qeverisë iraniane Fatemeh Mohajerani.

“Largimi i atyre që kanë mbetur ende atje është në rendin e ditës dhe procesi do të vazhdojë derisa iraniani i fundit të largohet ”, shtoi ajo.

Rreth 10,000 shtetas iranianë kanë jetuar në Siri vitet e fundit, sipas shifrave zyrtare./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme