Google ADS

Irani ka ekzekutuar 390 persona gjatë viti 2017

17:53 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Ligjet e Iranit për dënime të këtilla kanë qenë të kritikuara ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut si dhe nga politikanët në Iran, të cilët reagojnë ashpër për ekzekutimin e personave që kanë shitur drogë përderisa kanë qenë në moshë minore.

Autoritetet e Iranit gjatë vitit 2017 kanë ekzekutuar të paktën 390 persona, flasin të dhënat e një raporti të publikuar nga Qendra për Dokumentimin e të Drejtave të Njeriut në Iran, me seli në SHBA, transmeeton Anadolu Agency (AA).

Kjo organizatë joqeveritare thotë se numri i saktë i të ekzekutuarve vështirë mund të përcaktohet, sepse qeveria e Iranit nuk publikon secilin ekzekutim që bën.

Raporti që është përpiluar nga informacionet e marra nga burime zyrtare dhe jozyrtare, flet se pjesa më e madhe e të ekzekutuarve kanë qenë të dënuar për vrasje dhe trafikim droge, gjashtë nga të cilët krimet i kanë kryer në kohën kur kanë qenë në moshën minore.

Ligjet e Iranit për dënime të këtilla kanë qenë të kritikuara ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut si dhe nga politikanët në Iran, të cilët reagojnë ashpër për ekzekutimin e personave që kanë shitur drogë përderisa kanë qenë në moshë minore.

Si kundërpërgjigje ndaj akuzave të këtilla, vitin e kaluar Irani njoftoi për planet e uljes së dënimeve me vdekje për krimet që lidhen me drogën.

Kreu i Drejtësisë, Ayatollah Sadeq Larijani, kohë më parë shqyrtoi rastet e personave të dënuar me ekzekutim nga shkaku i krimeve që lidhen me drogën, duke thënë se numri i këtyre dënimeve do të ulet, duke i shndërruar disa prej tyre në dënime me burg.

Në Iran, terrorizmi, vrasja, përdhunimi, grabitja e armatosur, abuzimi i fëmijëve dhe trafikimi i drogës dënohen me vdekje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme