Irani ka paralajmëruar Evropën se koha po mbaron për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore që ka arritur me fuqitë botërore dhe ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për “unilaterizëm” me tërheqjen nga pakti.
Presidenti iranian, Hassan Rohani gjatë samitit të Organizatës për Bashkëpunim që po mbahet në Kinë, tha se përpjekjet e SHBA-së për “të imponuar politikat e saj mbi të tjerët janë rritur dhe paraqet kërcënim për të gjithë”.
“Shembulli i fundit i unilaterizmit ishte tërheqja e Qeverisë amerikane nga marrëveshja bërthamore”, tha Rohani.
Komentet e Rohanit në Kinë vijnë vetëm një ditë pasi kryeparlamentari iranian, Ali Larijani tha se është koha që Evropa të dëshmojë se mund të shpëtojë marrëveshjen.
Më 2015, Irani arriti marrëveshje me fuqitë botërore. Marrëveshja i mundëson Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...