Kreu i CIA-a, Mike Pompeo ka pohuar se Venezuela është duke u ‘ndikuar’ nga Hebollahu, Irani dhe Rusia.
Ai këtë koment e ka bërë në përgjigjjen e pyetjeve rreth deklaratës së Trump për ndërhyrjen ushtarake amerikane në Venezuelë, transmeton portali arbresh.info
Pompeo beson se komentet e Trump ishin një përpjekje për të ‘nxjerrë në dritë popullin e Venezuelës dhe për t’ju dhënë shpresë se demokracia në vend mund të kthehet’.
Situatën në Venezuelë ai e ka përshkruar si ‘përkeqësim të vazhdueshëm’, pasi sipas tij ‘Presidenti Maduro po vazhdon të kërkojë më shumë pushtet, të shkaktojë më shumë dhimbje në popull dhe ka krijuar ndarje në mes grupeve të ndryshme’.
Ai ka theksuar se regjimi i Maduros është duke përdorur edhe snajperistë për ata që e kundërshtojnë.
Gjatë intervistës në Fox News, kur u pyet se pse Venezuela do të ishte problem për SHBA-të, Pompeo u përgjigjë:
“Venezuela mund të bëhet rrezik për SHBA-të, sepse aty janë kubanezët, rusët, iranianët dhe Hezbollahu. Kjo shfaq rrezik të madh, prandaj SHBA-të duhet t’a marrin seriozisht këtë”.
Komenti i Donald Trump për ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë, ka ngritur në këmbë edhe djalin e Presidentit Maduro, i cili ka kërcënuar se ‘nëse ndodh një gjë e tillë, ai do të sulmojë Shtëpinë e Bardhë’./Arbresh.info
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja