Irani hodhi disa raketa balistike gjatë ushtrimeve 5-ditore të premten. Gjeneralët iranianë thanë se këto ushtrime janë paralajmërim për Izraelin, të cilin e cilësojnë armik të vendit të tyre.
“Këto ushtrime janë hartuar për t’iu përgjigjur kërcënimeve të bëra ditëve të fundit nga regjimi zionist (Izraeli)”, tha komandanti i forcave të armatosura të Iranit, Major Gjeneral Mohammad Bagheri.
“Gjashtëmbëdhjetë raketa e morën e shënjestruan dhe e asgjësuan cakun. Në këtë ushtrim u përdorën një pjesë e qindra raketave iraniane, të afta për shkatërrimin e një vendi që do të guxonte ta sulmonte Iranin”, shtoi ai.
Ushtrimet e quajtura “Profeti i Madh” filluan të hënën në provincat Bushehr, Hormozgan dhe Khuzestan, të gjitha me dalje në Gjirin Persik, shkruan France24,
“Ushtrimi ushtarak është paralajmërim serioz për zyrtarët e regjimit zionist. Bëjeni gabimin më të vogël, do t’ua presim dorën”, tha komandanti i Rojave Revolucionare, Gjeneral Hossein Salami.
Këto ushtrime u mbajtën pasi këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jake Sullivan, u takua të mërkurën me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, në kohën kur Izraeli po i kundërshton përpjekjet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore mes Iranit e fuqive botërore të vitit 2015.
Kryeministri izraelit e ka akuzuar Iranin për “shantazh bërthamor dhe ka pretenduar se Irani do t’i përdorte të ardhurat nga heqja e sanksioneve për prodhimin e armëve për t’i lënduar izraelitët.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...