Dy tërmete të forta goditën sot provincën jugore të Iranit Hormozgan në Gjirin Persik, duke bërë që autoritetet të dërgojnë ekipe shpëtimi në zonë, tha një zyrtar.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) njoftoi se tërmeti më i fortë ishte me magnitudë 5.6 ballë në një thellësi prej 10 kilometrash, transmeton portal arbresh.info
“Ne nuk kemi marrë ende asnjë raport për dëme serioze. Por zona të mëdha janë prekur nga këta tërmete dhe vlerësimi është në vazhdim,” tha Mokhtar Salahshour, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe për provincën Hormozgan.
Mediat shtetërore iraniane raportuan se magnitudat e dy tërmeteve ishin 5.7 dhe 5.8 ballë.
Në fillim të korrikut, të paktën pesë persona humbën jetën dhe 49 të tjerë u plagosën nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë që ndodhi pranë epiqendrës së tërmetit të sotëm.
I vendosur në buzë të disa pllakave tektonike, Irani është një zonë me aktivitet të fortë sizmik dhe ka pësuar disa tërmete shkatërruese në vitet e fundit. Në vitin 2003, një tërmet me magnitudë 6.6 shkatërroi pjesërisht qytetin juglindor të Bamit, duke vrarë të paktën 31,000 njerëz./arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...