Irani ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet fajësuar për vonesën e fundit në vazhdim të bisedimeve për finalizim të marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore, e cila është “shumë e arritshme”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh, ka thënë më 4 prill se Teherani “nuk do të presë përgjithmonë”, pasi pengesat e minutës së fundit kanë rrezikuar disa muaj të përpjekjeve për të ringjallur marrëveshjen e vitit 2015, e cila parasheh heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, në këmbim të kufizimit të aktivitetit bërthamor.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price ka thënë më 22 mars se përgjegjësia është mbi Teheranin “për të marrë vendime që mund t’i konsiderojë të vështira”.
“Amerika është përgjegjëse për ndalje të këtyre bisedimeve…. Arritja e një marrëveshjeje është e mundshme”, ka thënë Khatibzadeh.
Çështja më e komplikuar duket se ka të bëjë me kërkesën e Iranit që Shtetet e Bashkuara të heqin Gardën Revolucionare Islamike nga lista e organizatave të huaja terroriste.
Teherani ka thënë se heqja e kësaj Garde nga lista e zezë përbën “vijë të kuqe”.
Uashingtoni nuk ka komentuar drejtpërdrejt këtë çështje, ndonëse ka thënë se sanksionet amerikane kundër Gardës Revolucionare Islamike do të zbatohen pavarësisht arritjes së marrëveshjes.
Në Shtetet e Bashkuara, kjo çështje është kontroverse, pasi zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Gardën për jostabilitet dhe mbështetje të grupeve militante në rajon.
Kjo Gardë është përgjegjëse edhe për programin e raketave të Iranit.
Më 2015, Irani ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.
Kjo marrëveshje ka mundësuar heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, në këmbim të kufizimit të aktivitetit bërthamor.
Në maj të vitit 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshje dhe ka rikthyer sanksionet.
Trump pati thënë se marrëveshja nuk ka qenë e mjaftushme për të ndalur Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.
Irani ka hedhur poshtë pretendimet se synon armë bërthamore, duke thënë se ky program ka vetëm qëllime civile./REL/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...