Irani ka varur dy burra për “akte të terrorizmit” dhe një tjetër për vrasje dhe grabitje të armatosur, tha një zyrtar i gjyqësorit, raportoi agjencia e lajmeve Mizan.
Të tre burrat janë ekzekutuar në mëngjesin e 3 janarit në provincën Sistan-Baluçistan, raportoi Mizan.
Dy personat e ekzekutuar janë identifikuar si Hassan Devari dhe Elias Qalandazehi, që ishin arrestur në prill të vitit 2014, pasi atyre u kishin gjetur “sasi të mëdha të eksplozivit” dhe armë, thanë mediat.
Të dy ishin dënuar për rrëmbim, bombardim dhe vrasje të forcave të sigurisë dhe civilëve. Ata po ashtu u gjetën fajtor se i përkisnin grupit ekstremist Jaish al-Adl, thanë mediat iraniane.
Agjencia për të drejtat e njeriut me bazë në Shtetet e Bashkuara, tha se të dy personat ishin torturuar në burg.
Dehvari dhe Qalandarzehi ishin arrestuar edhe për faktin se kishin pasur dokumente të Jaish al-Adl për mënyrën se si të “krijonin bomba”.
Ky grup ekstremist besohet se ka kryer disa sulme me bomba dhe rrëmbime në Iran në vitet e fundit.
Personi tjetër i ekzekutuar është identifikuar si Omid Mahmudzehi. Ai ishte dënuar për grabitje të armatosur dhe vrasje të civilëve, raporti Mizan.
Irani është shteti që kryen më së shumti ekzekutime në botë. Amnesty International tha prillin e kaluar se të paktën 251 persona ishin ekzekutuar nga autoritetet iraniane më 2019. /REL/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe