Irani ekzekuton Sulltanin e monedhave të arit

22:05 | 14 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Irani ka ekzekutuar një tregtar të monedhave, i njohur si “Sulltani i monedhave”.

Ai njihej për grumbullimin e rreth dy ton monedhave të arit, transmeton portali arbresh.info

Vahid Mazloumin dhe një anëtar tjetër i rrjetit të tij të tregtimit të monedhës morën dënimin me vdekje për “përhapjen e korrupsionit në tokë”.

Sipas mediave iraniane, ai dhe bashkëpunëtorët e tij kishin grumbulluar monedhat për të manipuluar çmimet.

Grupi i të drejtave Amnesty International përshkroi ekzekutimet si “të tmerrshme” dhe një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

“Përdorimi i dënimit të vdekje nuk është i lejuar në asnjë rrethanë”, tha Amnesty, duke shtuar se “dënimi me vdekje është absolutisht i ndaluar për krime jovdekjeprurëse, sikurse korrupsioni financiar”.

Mazloumin është arrestuar në korrik me akuzat për grumbullimin e monedhave të arit me qëllim të manipulimit të çmimeve më vonë në tregun vendas.

Në gusht, udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei miratoi një kërkesë gjyqësore për të ngritur gjykata të posaçme për t’u marrë me ata të dyshuar për krime financiare.

Që atëherë, këto gjykata i kanë dënuar disa njerëz me vdekje në gjykimet që shpesh transmetohen drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

Kërkesa për monedha ari dhe dollarë amerikanë në Iran është rritur ndërkohë që monedha e vendit ka rënë në vlerë.

Në prag të raundit të fundit të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara mbi Iranin, riali ka rënë rreth 70% kundrejt dollarit amerikan, ndërsa monedhat e arit janë shtenjtuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme