Ushtria iraniane e ka prezantuar të dielën një dron të ri sulmues, i cili është i dizajnuar për të fluturuar drejt në cak për të shpërthyer, sikurse lloji i dronit që po përdoret nga Rusia në luftën në Ukrainë.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, droni i ri iranian – emri i të cili nuk është zbuluar publikisht ende – është i ngjashëm me dronin rus Zala Lancet, i cili u prodhua për herë të parë në vitin 2020.
Irani pretendon se ka bërë përparime të mëdha në prodhimin e dronëve në vitet e fundit. Dronët e prodhuar nga Irani janë përdorur shumë nga forcat ruse prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.
Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kanadaja vendosën sanksione të reja kundër Teheranit të enjten, duke e vënë në shënjestër prodhimtarinë dhe eksportin e dronëve të këtij vendi, pas sulmeve ajrore iraniane kundër Izraelit.
Irani i ka kundërshtuar ashpër këto sanksione.
Teherani e sulmoi Izraelin si përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar izraelit në një konsullatë iraniane në Damask të Sirisë, ku u vranë disa persona, përfshirë dy komandantë të lartë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit./rel
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...