Televizioni shtetëror iranian raportoi se Garda Revolucionare e ka konfiskuar një cisternë të huaj më 14 korrik
Brenda transportuesit ishin 12 anëtarë të ekuipazhit.
Sipas mediave iraniane, cisterna po transportonte lëndë djegëse nga kontrabandistët iranianë, tek klientët e huaj.
Ajo u zbulua në rajonin e shumëpërfolur të Ngushticës së Hormuzit.
Nuk bëhet e ditur, se cila ishte kombësia e anëtarëve të ekuipazhit.
Një shërbim online për përcjelljen e transportuesve të naftës i quajtur “TankerTrackers”, tha se cisterna kaloi në ujërat iraniane më 14 korrik.
Shërbimi tha se cisterna ishte me flamur panamezë dhe në pronësi të Emirateve të Bashkuara Arabe
Ngushtica e Hormuzit, është një vendkalim për gati një të tretën e gjithë naftës që tregtohet nga deti.
Incidenti vjen mes tensioneve të larta midis Teheranit dhe Uashingtonit.
Britania konfiskoi një cisternë iraniane jashtë brigjeve të Gjibraltarit më 4 korrik, pas dyshimeve se po shkelë sanksionet e BE-së, duke dërguar naftë në Siri./rel/
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët