Narges Mohammadi, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe e burgosur në Iran, është dënuar edhe me një vit tjetër burgim për shkak të veprimtarisë së saj, tha avokati i saj të mërkurën.
Mostafa Nili, avokati i Mohammadit, tha për Associated Press se klientja e tij u dënua për akuzat se kishte bërë propagandë kundër sistemit.
Nili tha se ajo u dënua pasi u kishte bërë thirrje votuesve t’i bojkotonin zgjedhjet parlamentare në Iran së voni, për shkak se u kishte dërguar letra ligjvënëseve në Evropë dhe pse kishte komentuar për torturat dhe sulmet seksuale kundër një gazetareje dhe aktivisteje politike iraniane.
Mohammadi po mbahet në burgun famëkeq të Iranit, Evin, në të cilin mbahen të dënuarit politikë dhe ata që kanë lidhje me Perëndimin.
Ajo është tashmë duke e vuajtur një dënim të tjetër me 30 muaj burgim, të cilit gjykata iraniane ia shtoi edhe 15 muaj të tjerë në janar.
Aktvendimi më i ri kundër saj pasqyron zemërimin e teokracisë iraniane pse Mohammadi u shpërblye me Nobel tetorin e kaluar, për veprimtarisë e saj shumëvjeçare, përkundër se është përballur me një fushatë qeveritare kundër saj për dekada.
Mohammadi, 53 vjeçe, nuk ka hequr dorë nga veprimtaria e saj pavarësisht sa shpesh është arrestuar nga autoritetet iraniane dhe viteve të kaluara në burg.
Në nëntor, ajo hyri në grevë urie për shkak se asaj dhe të burgosurve të tjerë u ishte mohuar kujdesi shëndetësor, si dhe për të protestuar kundër shamisë detyruese të kokës për gratë./rel
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...