Irani do të lirojë shtatë anëtarë të ekuipazhit të cisternës britanike të ndaluar, Stena Impero, tha televizioni shtetëror i vendit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi u tha gazetarëve iranianë se të shtatë u liruan në baza humanitare dhe mund të largoheshin së shpejti nga Irani, transmeton portali arbresh.info.
Stena Impero u ndalua nga Teherani më 19 korrik, dy javë pasi Britania arrestoi një cisternë iraniane jashtë territorit të Gjibraltarit. Ajo anije u lëshua në gusht.
Anija me flamur britanik u mor nga Garda Revolucionare e Irani në kohën e tensioneve të rritura mes Teheranit dhe Perëndimit./arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?