Irani dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje me Katarin për të lehtësuar bllokimin

20:28 | 27 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Irani dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje me Katarin që synon rritjen e lidhjeve tregtare me shtetin e Gjirit, i cili është nën bllokadën e fqinjëve arabë, tha televizioni shtetëror i Iranit.

Sipas faqes online të transmetuesit tha se marrëveshja parashikon krijimin e një “grupi të përbashkët pune për të lehtësuar tranzitin e mallrave mes të tre vendeve”, transmeton portali arbresh.info

Gjithashtu synohet që të tre vendet të trajtojnë “pengesat për dërgimin e mallrave nga Irani dhe Turqia për në Katar”.

Marrëdhënia e Katarit  me Iranin, që shihet si rivali kryesor i Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme, është një nga faktorët kryesorë që mbështesin krizën midis Katarit dhe ish aleatëve të saj.

Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë prishur marrëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar Dohën për përkrahjen e ekstremizmit dhe nxitjen e lidhjeve me Iranin.

Katari ka mohuar të gjitha akuzat.

Qëkur ka shpërthyer kriza e Katarit, Irani dhe Turqia, marrëdhëniet e të cilave janë ngrohur ndjeshëm në muajt e fundit, kanë kërkuar të ndihmojnë në thyerjen e bllokadës, duke përfshirë rritjen e eksporteve ushqimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme