Ministrat e jashtëm të Kinës dhe Iranit nënshkruan të shtunën një marrëveshje bashkëpunimi 25-vjeçare midis dy aleatëve në një ceremoni të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha për agjencitë iraniane të lajmeve se “Marrëdhëniet tona me Iranin nuk do të ndikohen nga situata aktuale, por do të jenë të përhershme dhe strategjike”.
“Irani vendos në mënyrë të pavarur për marrëdhëniet e tij me vendet e tjera dhe nuk është si disa vende që ndryshojnë pozicionin e tyre nga një telefonatë”, tha ministri i Jashtëm kinez.
Zoti Wang u takua me Presidentin Hassan Rouhani përpara nënshkrimit të marrëveshjes, e cila pritet të përfshijë investime kineze në sektorë kryesorë si energjia dhe infrastruktura.
Këshilltari i presidentit Rouhani, Hesameddin Ashena tha se marrëveshja është shembulli i “diplomacisë së suksesshme. Forca e një vendi qëndron në aftësinë e tij për t’u bashkuar në koalicione, për të mos mbetur i izoluar.”
Saeed Khatibzadeh, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane, tha se dokumenti ishte një “kornizë udhërrëfyese” për tregtinë, bashkëpunimin ekonomik dhe transportin, me një “fokus të veçantë në sektorët privatë të të dy palëve”.
Kina, një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Iranit dhe një aleat i vjetër, ra dakord në vitin 2016 për të rritur tregtinë dypalëshe me më shumë se 10 herë në 600 miliardë dollarë gjatë një dekade.
Ministria e saj e tregtisë tha të enjten se Pekini do të përpiqet të mbrojë marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015 dhe të mbrojë interesat legjitime të marrëdhënieve kino-iraniane.
Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore, palë në marrëveshje, kanë kundërshtime me Teheranin se cila palë duhet të kthehet e para në marrëveshje, e cila u braktis nga ish Presidenti amerikan Donald Trump në vitin 2018.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri