Irani po planifikon zhvillimin e një stërvitjeje të përbashkët me Irakun në kufirin e tij perëndimor me rajonin irakian të Kurdistanit.
Manovrat ushtarake pritet të zhvillohen gjatë ditëve të ardhshme në tre rajone të ndryshme kufitare me veriun e Irakut, deklaroi sot një zëdhënës i ushtrisë iraniane, i cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim.
Zëdhënësi u shpreh se, pas referendumit “të paligjshëm” për pavarësi të kurdëve, ishte detyrë e Iranit të mbronte kufinjtë e tij me Irakun verior.
Irani nuk e ka njohur referendumin për pavarësi të Kurdistanit, ndërkohë që i ka ofruar mbështetje Bagdatit për ruajtjen e integritetit territorial.
Teherani ka mbyllur gjithashtu kufirin me veriun e Irakut dhe ka bllokuar transportin e naftës nga rajonet kurde.
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë