Irani ka dënuar vendimin e Kanadasë e cila listoi Gardën Revolucionare të Republikës Islamike si organizatë terroriste.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, citohet të ketë thënë se një vendim i tillë është “i pamatur dhe një hap jokonvencional i motivuar politikisht”.
“Veprimi i Kanadasë nuk do të ketë asnjë efekt mbi legjitimitetin dhe fuqinë parandaluese të Gardës Revolucionare”, tha Kanaani, sipas agjencisë së lajmeve Fars, duke shtuar se Teherani rezervon të drejtën që të përgjigjet ndaj këtij vendimi.
Më 19 qershor, Otava listoi Gardën Revolucionare si organizatë terroriste, një hap që mund të çojë në hetimin e ish-zyrtarëve të lartë iranianë që tani jetojnë në Kanada.
Më 2019, Shtetet e Bashkuara kishin ndërmarrë veprim të ngjashëm ndaj Gardës Revolucionare, të cilën shtetet perëndimore e akuzojnë se kryen një fushatë të terrorizmit botëror.
Teherani hedh poshtë një akuzë të tillë, duke argumentuar se Garda është një forcë elite dhe një institucion sovran që është përgjegjës për ruajtjen e sigurisë kombëtare të Iranit./rel
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik