Irani dënon shtetasin suedez me vdekje për spiunazh

20:42 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Një gjykatë në Iran besohet të ketë dënuar me vdekje një doktor iranian që është banor i Suedisë, pasi u shpall fajtor për spiunazh për Izraelin.

Prokurori i Teheranit tha se një person është gjetur fajtor për kalim të operativët dhe adresat tek Izraeli të 30 shkencëtarëve bërthamorë dhe ushtarakë, dy prej tyre u vranë në sulmet e 2010, transmeton portali arbresh.info

Ai nuk e identifikoi personin.

Por gruaja e specialistit të mjekësisë emergjente Ahmadreza Djalali tha se ai ishte dënuar për akuza të ngjashme.

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International tha se ai erdhi pas “torturës psikologjike, rrëfimeve të rreme dhe një gjyqi shumë të padrejtë”.

Prokurori i Teheranit Abbas Jafari-Dowlatabadi u tha zyrtarëve të gjyqësorit se një “i dënuar” pa emër “i dha adresën dhe veçoritë e 30 njerëzve të rëndësishëm të angazhuar në projekte kërkimore, ushtarake dhe bërthamore” agjencisë së spiunazhit Mossad, raportojnë mediat iraniane.

Ai tha se lista përfshinte shkencëtarët bërthamorë Massoud Ali-Mohammadi dhe Majid Shahriari, të cilët vdiqën në shpërthimet në kryeqytet në janar dhe nëntor 2010./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme