Lideri suprem fetar i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka refuzuar çdo lloj ndihme të Amerikës për qytetarët e Iranit të dielën, duke pretenduar se Amerika mund të përdorë ato ilaçe kundër Iranit.
“Ndoshta ilaçet e dhëna janë gjithashtu një mjet tjetër për të përkeqësuar atë sëmundje, kështu që ne kurrë nuk mund t’i besojmë”, tha Khamenei, i konsideruar autoriteti më i lartë në Iran, pa prova, në një fjalim të dhënë në TV kombëtar të Iranit për vitin e ri vjetor Persian shkruan arbresh.info
Ai shtoi se ishte “shumë e çuditshme” që SHBA po i ofrojnë vendit ilaçe. “SHBA ka mungesa, ata po përballen me mungesa akute për sa i përket mjeteve parandaluese,” shtoi Khamenei.
Çdo vit, Khamenei paraqitet personalisht për të mbajtur fjalim në qytetin e Iranit, Mashhad. Këtë vit ai mbajti fjalimin në distancë.
Irani është vendi më i prekuri nga koronavirusi në Lindjen e Mesme me më shumë se 20,000 të infektuar dhe 1,500 të vdekur sipas OBSH./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...