Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi se SHBA-të qëndrojnë pas krizës valutore në Iran e “cila dëshiron të nxisë krizën ekonomike”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, IRNA, presidenti iranian ka zhvilluar një takim me zyrtarë të lartë të qeverisë në kryeqytetin Teheran.
Pasi ka vënë në dukje se kanë fiksuar kursin e dollarit për të prishur planet e SHBA-së, Rouhani tha se “Ky vendim ishte një vendim i përshtatshëm për 80 milionë iranianë. Pavarësisht se për disa nuk mund të jetë i mirë, ne duhet të mendojmë për shumicën”.
– “Fiksimi i kursit të dollarit, një shuplakë për SHBA-në”
Presidenti i Iranit, duke iu referuar datës për të cilën presidenti amerikan, Donald Trump, do të japë vendimin në lidhje me marrëveshjen për programin nuklear, ai ka theksuar: “Ata më 12 maj shpresonin se do të mund të ushtronin presion ndaj tregut të brendshëm duke hedhur hapa kundër popullit të Iranit. Vendimi për fiksimin e kursit të dollarit ishte një shuplakë për SHBA-në”.
“Ne kemi strategji për gjithçka që armiqtë presin, madje edhe për atë çfarë ata nuk presin, dhe ne do t’i zbatojmë me shpejtësi ato”, është shprehur Rouhani, duke theksuar se janë të gatshëm ndaj tërheqjes së mundshme të SHBA-ve nga marrëveshja për programin nuklear.
Ndër të tjera në fjalimin e tij duke vënë në shënjestër Trumpin, presidenti i Iranit tha se “Nuk është parë në historinë amerikane një administratë e tillë që shkakton shqetësime mes popullit amerikan dhe në mesin e njerëzve në mbarë botën”.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...