Presidenti iranian, Hassan Rouhani, akuzoi shtetin e Izraelit për vrasjen e shkencëtarit që drejtonte programin bërthamor. Sipas tij, atentati është kryer nga një mercenar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Vrasja e Mohsen Fakrizadeh tregoi urrejtjen dhe dëshpërimin e thellë të armiqve të Iranit”, thekson Rouhani duke shtuar se ky zhvillim nuk do të ngadalësojë programin bërthamor të vendit.
“Edhe njëherë, duart e liga të arrogancës globale, me një mercenar të regjimit uzurpatorzionist, janë njollosur me gjakun e një djali të këtij kombi”, shkruan presidenti iranian në uebsajtin e tij zyrtar duke iu referuar vrasjes së shkenctarit Fakhrizadeh.
Irani zakonisht përdor termin “arrogancë globale” për t’iu drejtuar Shteteve të Bashkuara. Rouhani në deklaratën e tij i shpreh ngushëllime komunitetit shkencor dhe popullit revolucionar të Iranit.
Reagimi I presidentit ndjek thirrjet e ushtrisë dhe liderëve fetarë për hakmarrje të vrasjes. Izraeli nuk ka komentuar vrasjen e Fakhrizadeh, megjithatë e ka akuzuar atë vazhdimisht se qëndron prapa krijimit të armëve bërthamore.
Por Teherani e mohon këtë duke pretenduar se programi nuklear ka vetëm qëllime paqësore. Ndërkohë, sipas Nee York Times, një funksionar i lartë dhe dy drejtues të inteligjencës amerikane janë shprehur se Izraeli qëndron prapa vrasjes së shkencëtarit iranian. Sipas të përditshmes prestigjoze, nuk është e qartë se sa në dijeni ishte administrata e SHBA-ve për operacionin.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...