Google ADS

Iran, shkon në 15.700 numri i vdekjeve nga koronavirusi

13:20 | 26 Korrik 2020
Arbresh.info

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.333 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 291.172.

Në Iran, 216 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.333 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 291.172, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 15.700.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 253.213 persona, ndërkohë që 3.695 pacientë janë në gjendje kritike./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme