Irani tha sot se beson se Izraeli ka shfrytëzuar një grup opozitar në ekzil, për të vrarë shkencëtarin kryesor bërthamor të vendit Mohsen Fakhrizadeh, të premten.
Kreu i sigurisë Ali Shamkhani tha se sulmuesit “kishin përdorur pajisje elektronike” për të qëlluar mbi makinën e Fakhrizadeh në lindje të kryeqytetit Teheran.
Duke folur sot në funeralin e shkencëtarit, Shamkani përmendi faktin se Izraeli ka akuzuar më parë shkencëtarin se po ndihmon fshehtësish në krijimin e armëve bërthamore.
Izraeli ka mohuar përfshirjen në akt.
Versioni iranian ka ndryshuar kështu në mënyrë të konsiderueshme teksa tashmë duket se Fakhrizadeh u plagos për vdekje kur makina e tij u bë objekt i një shiu plumbash pranë qytetit të Absard.
Gjatë sulmit, një kamionçinë Nissan gjithashtu ka shpërthyer me eksplozivë.
Pamjet në mediat sociale tregonin rrugën e mbushur me copa të makinës të shkatërruar nga plumbat.
Fillimisht autoritetet iraniane thanë se ishte zhvilluar një betejë me armë mes rojeve të Fakhrizadeh dhe disa sulmuesve.
Një nga burimet citonte dëshmitarë të thonin se “tre deri në katër vetë që ishin terroristë, qenë vrarë”.
Tashmë Irani thotë se i ndjeri është vrarë me një “mitraloz të kontrolluar në distancë” ose “armë të kontrolluara me satelit”.
Sot Admiral Shamkhani, i cili drejton këshillin e lartë të sigurisë kombëtare, konfirmoi se atentati ishte një sulm në distancë, ku janë përdorur “metoda speciale”.
“Ishte një operacion kompleks me pajisje elektronike. Në vendin e krimit nga ka pasur asnjë sulmues”, tha ai në funeral.
Ai shtoi se inteligjenca e Irani ishin në dijeni të një komploti për vrasjen e Fakhrizadeh, ndërsa për autorët ai ia vuri fajin Izraelit dhe grupit opozitar muxhahedin Mojahedin-e Khalq, ose ndryshe MEK, me qendër kryesore në Shqipëri.
Në një raport të revistës Forbes thuhet se armët e kontrolluara në distancë po përdoren gjerësisht në Lindjen e Mesme.
Funerali i Fakhrizadeh i mbajt sot në ministrinë e mbrojtjes në Teheran dhe më pas u transferua në varrezat në veri të qytetit.
Arkivoli i tij i veshur me flamur mbahej nga trupat ushtarake dhe zyrtarë të lartë si ministri i inteligjencës Mahmoud Alavi, kreu i Gardës Revolucionare Gen Hossein Salami dhe kreu i energjisë bërthamore Ali Akbar Salehi./tch/
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...