Iran, shënohen 161 viktima të reja nga COVID-19

20:00 | 15 Gusht 2020
Arbresh.info

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 2.245 raste të reja me COVID-19, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 341.070 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 19.492.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Iran janë shënuar 161 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, në një deklaratë të publikuar në televizionin shtetëror tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.245 raste të reja me COVID-19, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 341.070 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 19.492.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 295.630 persona ndërkohë që 3.911 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Sipas saj, në Iran deri më tani janë kryer 2.836.252 teste për COVID-19.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme