Numri i të vdekurve nga moti i keq në Iran është rritur në të paktën 24 persona, ndërsa i atyre të lënduar në 55, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Qendrës iraniane të emergjencave, Mojtaba Khalidi, në deklaratën me shkrim tha se si pasojë e stuhisë dhe reshjeve të rrëmbyeshme që nga 8 maji në provinca të ndryshme të vendit, kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa 55 të tjerë janë lënduar.
Ai tha se 4 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet ndërsa 20 të tjerë nga goditja e rrufesë.
Ndërsa, Murtaza Selimi, zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, tha se vazhdojnë punimet për të ofruar ndihma në 83 qytete dhe fshatra të ndikuara nga moti i keq.
“Në kuadër të punimeve deri më tani për 2.050 persona janë dërguar ndihma”, tha Selimi.
Nga reshjet të cilat filluan më 17 mars dhe zgjatën rreth një muaj humbën jetën 78 persona ndërsa 1.000 të tjerë u lënduan.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...