“Sipas përcaktimeve të fundit në vend është rritur në 19 numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 dhe është rritur në 139 numri i të prekurve”
Për shkak të humbjes së jetëve edhe të 4 personave të tjerë nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran numri i të vdekurve arrin në 19, ndërsa i të prekurve në 139.
Kiyanush Jahanpur, përgjegjës për marrëdhëniet me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë të Iranit, njoftoi se për shkak të koronavirusit (Covid-19) kanë humbur jetën edhe 4 persona të tjerë, ku dhe që nga dje e deri sot janë përcaktuar edhe 44 raste të reja.
“Sipas përcaktimeve të fundit në vend është rritur në 19 numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 dhe është rritur në 139 numri i të prekurve”, njoftoi Jahanpur.
Ndër të tjera Jahanpur tha se shumica e rasteve janë vërejtur rajonet Qom dhe Gilan.
Në një deklaratë të bërë dje, Kiyanush Jahanpur kishte njoftuar se për shkak të Covid-19 numri i personave që kishin humbur jetën kishte arritur në 15 dhe numri i të prekurve në 95. /AA
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...