Google ADS

Iran, rritet në 12 mijë numri i viktimave nga koronavirusi

14:06 | 12 Korrik 2020
Arbresh.info

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se 194 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve arrin në 12.829.

Me 194 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 12.829 numri i viktimave në vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se 194 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve ka arritur në 12.829 ndërsa me 2.186 raste të reja arrin në 252.720 numri i rasteve.

Ajo shtoi se 3.359 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve arrin në 219.993.

Rajonet Khuzestan, Razavi Khorasan, Azerbajxhani Perëndimor dhe Mazandaran në Iran janë përcaktuar si “zona të kuqe” ndërsa rajonet Teheran, Fars, Kerman, Elborz, Kohgiluyeh-Boyer Ahmad, Golestan, Bushehr, Hormozgan dhe Azerbajxhani Lindor janë përcaktuar si “zona të rrezikuara”./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme