Iran, Merkel: Ata nuk po e përmbushin marrëveshjen

23:49 | 17 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu shqetësimin pas bisedimeve me presidentin iranian Hassan Rohani.

Merkel është e shqetësuar për shkeljen e marrëveshjes ndërkombëtare të Iranit mbi programin bërthamor, transmeton portali arbresh.info

Angela Merkel “shprehu shqetësim sepse Irani ende nuk është duke i përmbushur detyrimet e tij ndaj marrëveshja bërthamore”, tha kabineti i saj përmes një deklarate, duke shtuar se “ka ardhur koha për të dhënë sinjale pozitive që do të forcojnë besimin dhe do të rrisin shanset për një zgjidhje diplomatike”.

Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe pritet që të bisedojnë për Iranin me homologun e tyre amerikan Anthony Blinken.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, sugjeroi që ai të vizitonte Iranin për “të gjetur një zgjidhje”, pasi Teherani së shpejti planifikon të kufizojë hyrjen në disa nga objektet e tij për inspektorët e IAEA.

Marrëveshja për programin bërthamor të Iranit, e quajtur zyrtarisht Plani i Përbashkët i Përgjithshëm i Veprimit (JCPOA), u nënshkrua në korrik të vitit 2015 në Vjenë.

Marërveshja është nënshkruar nga Irani dhe “Grupi 5 Plus 1”, i cili përbëhej nga pesë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB (Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe, SHBA) dhe Gjermania, si nënshkruese në emër të BE-së.

Në vitin 2018, me vendim të ish-Presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara braktisën në mënyrë të njëanshme marrëveshjen bërthamore.

Pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara, Irani filloi të neglizhojë detyrimet e tij sipas asaj marrëveshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme