Irani ka regjistruar mbi 3 mijë raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të të infektuarve është rritur afër 432,800, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 24, 840.
Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë, 365,846 pacientë janë shëruar deri më tani, ndërsa 3,948 janë të shtruar në spital në gjendje kritike, transmeton portal arbresh.info
Në tërë shtetin, 29 provinca janë zonë e kuqe me rrezik të lartë të infeksionit.
Irani është përballur me një numër të rastesh që nga muaji shkurt, kur rastet e para janë konfirmuar në qytetin e Qom.
Në javët e fundit, Irani ka parë një rritje të ndjeshme të infeksioneve të reja dhe fataliteteve. Shumica e rasteve janë raportuar në Teheran, ku të gjitha kufizimet janë lehtësuar gradualisht, duke tërhequr kritika nga aktivistët shëndetësorë.
Ministri i Shëndetësisë Saeed Namaki, duke shprehur shqetësim rreth rritjes së shpejtë të rasteve të viruseve, tha se Irani ishte në kapjen e një vale të tretë pasi arriti të kapërcejë dy valët e para./arbresh.info/
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia