Një grup protestuesish u mblodh në Teheran të shtunën për të vajtuar viktimat e avionit të rrëzuar në fillim të kësaj jave. Të afërm e miq të atyre që mbetën të vdekur gjatë incidentit u mblodhën pranë universitetit të Teknologjisë Amirkabir, dhe shprehën zemërimin e tyre ndaj qeverisë iraniane e bënë thirrje për dorëheqje të udhëheqësve të vendit të tyre lidhur me ngjarjen.
Irani tha të shtunën se ushtria e tij kishte e goditur gabimisht aeroplanin ukrainas, incident që shkaktoi vdekjen e të 176 personave në bord.
Qeveritë e huaja e dënuan këtë veprim. Ukraina kërkoi kompensim ndërsa një zyrtar amerikan e quajti veprimin e Iranit të pamatur. Por Britania tha se pranimi o përgjegjësisë nga ana e Teheranit ishte një hap i parë i rëndësishëm dhe bëri thirrje për ulje të tensioneve.
Në komentet e tyre në facebook iranianë të trishtuar nga humbja e të afërmve e miqve, thanë se autoritetet iraniane kishin shpenzuar më shumë kohë për t’u mbrojtur nga kritikat, sesa të shprehnin keqardhje për familjet e viktimave./voa/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...