Google ADS

Iran: Aktivisti kanadezo-iranian ka bërë vetëvrasje në burg

18:08 | 11 Shkurt 2018
Arbresh.info
Sistemi i drejtësisë i Iranit ka njoftuar se aktivisti kanadezo-iranian, Kavous Seyed-Emami, i burgosur “në jë rast spiunimi” ka bërë vetëvrasje në një burg në kryeqytetin Teheran.
 Personi Seyed-Emami “ishte njëri prej të akuzuarve në një rast të spiunimit dhe fatkeqësisht ai ka bërë vetëvrasje në burg, prej se ka kuptuar se shumë vetë kishin bërë deklarata kundër tij dhe për shkak të vetë pranimit nga ana e tij”, ka thënë sot prokurori në Teheran, Abbas Jafari-Dolatabadi, për agjencinë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve, ILNA.

Aktivisti për mbrojtjen e ambientit, Seyed-Emami, me shtetësi të dyfishtë, ishte profesor i sociologjisë në Universitetin Imam Sadegh në Teheran. Ai ishte arrestuar më 24 janar.

Vdekja e këtij personi së pari është raportuar nga djali i tij, Raam Emami, muzikant iranian, i cili tha se nëna e tij i kishte treguar për vdekjen e babit të tij, më 9 shkurt.

Familja ka kërkuar për autopsi të pavarur.

Një zëdhënës i Minsitrisë së jashtme të Kanadasë tha se autoritetet po e shqyrtojnë këtë çështje.

Raportohet se kjo është edhe një vdekje e kohëve të fundit e aktivistëve të burgosur në Iran.

Autoritetet iraniane thonë se tre të burgosur, të cilët kanë vdekur pasi ata ishin arrestuar gjatë protestave gjithkombëtare në rrugët e Iranit në muajin dhjetor, po ashtu, kishin bërë vetëvrasje, megjithqë shumë iranianë i kanë kundërshtuar këto konkludime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme