Me 152 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 54.308.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.178 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.183.182.
Lari shtoi se 5.371 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 924.648.
Duke informuar se deri tani janë kryer 7.253.750 teste, zëdhënësja Lari tha se 205 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “portokalli” dhe 243 qyteza si zona të “verdha”./AA/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?