Iraku të martën e zbatoi dënimin me varje në litar për pesë persona të dënuar për terrorizëm, bënë të ditur zyrtarët lokalë të sigurisë.
Një burim që mori pjesë në ekzekutim tha se të gjithë personat e ekzekutuar në një burg në qytetin jugor, Nassiriya, ishin shtetas irakianë.
Sipas një burimi tjetër të sigurisë, që ishte pjesë e ekipit të angazhuar për dërgimin e trupave te familjarët, i konfirmoi këto hollësi, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Burimet thanë se një burrë tjetër irakian, i dënuar për vrasje, gjithashtu u ekzekutua me varje në litar të martën.
Iraku i ka vënë para gjyqit qindra xhihadistë të dyshuar dhe ka kryer disa ekzekutime masive që nga mposhtja e ISIS-it gjatë fushatës së udhëhequr nga ushtria amerikane në periudhën 2014-2017.
Më 16 nëntor të vitit të kaluar, Iraku ekzekutoi me varje në litar 21 persona të dënuar për terrorizëm dhe vrasje, përfshirë ata që ishin të përfshirë në dy sulme vetëvrasëse, nga të cilat mbetën të vrarë dhjetëra njerëz në pjesën veriore të Irakut.
Grupet për të drejtat e njeriut i kanë akuzuar autoritetet në Bagdad dhe në rajonet tjera për mungesë të konsistencës në proceset gjyqësore dhe gjykim me defekte, që ka çuar në dënime të padrejta. Megjithatë, autoritetet irakiane thonë se gjykimet e tyre janë të drejta.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...