Google ADS

Iraku përballet me kërcënimin e ndarjes

18:25 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Mbajtja e një referendumi mbi pavarësinë në rajonin autonom kurd të Irakut kërcënon vendin me një ndarje, e cila mund të çojë në pasoja katastrofike në rajon, thotë Cahit Tuz, nënkryetar i qendrës kërkimore Sarkiyat në Turqi.

Ai vuri në dukje se sot jo vetëm Iraku, por edhe disa vende të tjera të rajonit po përballen me kërcënimin e shkëputjes, transmeton portali arbresh.info.

“Vendet e rajonit duhet të vendosin se cilat janë prioritetet e tyre dhe ruajtja e sovranitetit duhet të jetë një prioritet i tillë”, tha Cahit Tuz.

Sipas ekspertit, mbajtja e referendumit të pavarësisë është një vendim i gabuar.

“Ky referendum është gjithashtu një kërcënim për stabilitetin në rajon”, tha ai.

Duhet të theksohet se referendumi për pavarësinë do të mbahet më 25 shtator./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme