Qeveria qendrore e Irakut ka pezulluar fluturimet ndërkombëtare në rajonin e Kurdistanit, pasi tensionet janë rritur ndjeshëm pas referendumit për pavarësi të mbajtur ditën e hënë.
Bagdadi ka thënë se fluturimet e brendshme do të lejoheshin nga ora 18:00 sipas kohës lokale, me kusht që kurdët të dorëzonin kontrollin e aeroporteve Irbil dhe Suaimaniya, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Qeveria e Kurdistanit ka hedhur poshtë kërkesën, duke thënë se është e ‘paligjshme’.
Kryeministri i Irakut, Haider, al-Abadi dëshiron që referendumi, në të cilin 92% e votuesve mbështetën pavarësinë, të anulohet.
LEXO EDHE: Kurdëve u kërkohet anulimi i rezultateve të referendumit
Krerët kurdë këmbëngulin se referendumi ishte legjitim dhe kanë theksuar se ata tani kanë një mandate për të filluar bisedimet me Bagdatin dhe vendet fqinjë.
Kurdët janë grupi i katërt më i madh në Lindjen e Mesme, por që kurrë nuk kanë fituar të drejtën për të patur shtet.
Në Irak, ku ata përbëjnë rreth 15 deri në 20 përqind të popullsisë, diku rreth 37 milionë, kurdë ballafaqohen me dekada represioni para se të fitonin autonominë në vitin 1991.
Zyrtarët kurdë kanë deklaruar se 2.8 milionë njerëz që jetojnë në tre provincat që formojnë rajonin e Kurdistanit kanë votuar në favor të pavarësisë./arbresh.info/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...