Iraku me projektligj: Vajzat mund të martohen edhe 9- vjeç

22:16 | 12 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Iraku ka lëvizuar një hap më pranë lejimit të martesës së vajzave që të moshë të re.

Sipas projektligjit që pritet të aprovohet, vajzat mund të martohen edhe kur janë  9- vjeç, transmeton portali arbresh.info

Propozimi është  bërë nga 40 deputetë, ndërsa miratimi pritet të behët pas rishikimit të projekligjit nga gjykatat fetare.

Gjykatat qeveritare, që nga viti 1959, kanë vendosur për çështje të tilla, duke vendosur moshën zyrtare të martesës me 18 vjeç.

Sipas Suad Abu-Dayyeh, konsulent në Lindjen e Mesme, besohet se ky projektligj është bërë për shkak të interpretimeve mbi moshën e gruas së Profetit Muhamed.

UNICEF thekson se një në pesë vajza në Irak martohen si fëmijë dhe sipas traditës ato nuk lejohen të vijojnë shkollën dhe menjëherë mbesin me barrë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme