Pesë pika kufitare do të jenë të mbyllura deri më 15 mars në kuadër të masave kundër koronavirusit.
Drejtoria e Pikave Kufitare të Irakut bëri të ditur se vendi do t’i mbajë të mbyllura pesë vendkalime kufitare me Iranin në përpjekje për ta luftuar përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19.
Alaaddin al-Kaysi, zëdhënësi i drejtorisë, tha në një deklaratë me shkrim se masa është marrë pas një mbledhjeje qeveritare dhe do të vazhdojë deri më 15 mars.
Masa përfshin mbylljen e pikave kufitare Al-Salamja në Basra, Al-Shit në Maysan, Zurbatiyah në Wasit, si dhe Al-Munziriyya dhe Mendili në Diyala.
Vendimi ndalon kalimin e të gjithë udhëtarëve, përfshirë irakianët.
Iraku në shkurt kishte ndaluar hyrjen e të gjithë udhëtarëve që hynin nga Irani si një nga vendet më të prekura nga sëmundja.
Ndryshe, në Irak deri më tani janë konfirmuar 56 raste me COVID-19, ndërsa pesë persona kanë humbur jetën.
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...