Iraku i ka bërë thirrje Turqisë për ndihmë për të rregulluar infrastrukturën e qyteteve të çliruara nga kontrolli i Shtetit Islamik, raportojnë mediat irakiane.
Thuhet se Iraku ka nevojë për investime në shumën prej 100 miliardë dollarë për të kthyer infrastrukturën e qyteteve të shkatërruara nga ISIS, transmeton portali arbresh.info
Gjithashtu ky shtet është gati t’ia dorëzojë Turqisë kontratat për ndërtim të shkollave, institucioneve të edukimit, si dhe spitalet në qytete e çliruara.
Më parë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia është e gatshme të mbështesë Irakun në restaurimin e infrastrukturës./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...