Iraku fton zyrtarisht papa Françeskun

18:08 | 20 Qershor 2019
Arbresh.info

Iraku i bëri ftesë zyrtare papa Françeskut, pas njoftimit të këtij të fundit se dëshironte të vizitonte në 2020 këtë shtet, i cili e ka deklaruar veten fitimtar prej më pak se një viti e gjysmë ndaj xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik (ISIS).

‘’Jam i nderuar të ftoj zyrtarisht Shenjtërinë tuaj për të vizituar Irakun, djepin e civilizimit dhe vendlindjen e Abrahamit’’, shkruan presidenti irakian, Barham Saleh në letrën drejtuar sovranit të shenjtë.

‘’Vizita e Shenjtërisë suaj do të jetë një mundësi për të rikujtuar dhe ndriçuar Irakun dhe mbarë botën rreth faktit që kjo tokë i dha Njerëzimit ligjet e parë, vaditjen në fushën e bujqësisë dhe një trashëgimi të bashkëpunimit mes popujve të besimeve të ndryshme fetare’’, vijon teksti i hartuar në anglish.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme