Autoritetet në Irak kanë bërë të ditur se kanë ekzekutuar 38 militantë të Shtetit Islamik.
Dënimet me vdekje janë kryer në burg në qytetin jugor të Nasiriyah, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, Iraku është kritikuar ashpër nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për përdorimin e dënimit me vdekje nga Iraku dhe për sjelljen e tyre me të akuzuarit për terrorizëm.
Ky konsiderohet ekzekutimi më i madh që nga 25 shtatori, kur u varën 42 militantë.
Amnesty International për Lindjen e Mesme ka theksuar se “Iraku në gjyqet e mëparshme ka vrarë edhe njerëz të pafajshëm, ndërsa tani kanë një rekord të mjerueshëm kur bëhet fjalë për përdorimin e dënimit me vdekje”.
Burgu në Nasiriyah ka qenë skenë e ekzekutimeve të mëparshme masive.
Një zytrar i ministrisë së Drejtësisë ka theksuar se në aktin ekezekuetes ka marrë pjesë edhe ministri Haidar al-Zamili.
Iraku ekzekutoi të paktën 88 njerëz vitin e kaluar.
Ata që ekzekutohen besohet se janë kryesisht shtetas irakianë, edhe pse një raport thekson se disa nga ata kanë edhe shtetësi suedeze./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030