Irakianët votojnë në zgjedhjet e para parlamentare që nga protestat masive të vitit 2019

10:45 | 10 Tetor 2021
V. S.

Irakianët po votojnë në zgjedhjet e para parlamentare që kur protestat masive kundër korrupsionit, papunësisë dhe shërbimeve të dobëta shpërthyen në vitin 2019.

Votimi ishte parashikuar vitin e ardhshëm, por u nxor më herët në përgjigje të trazirave, gjatë të cilave qindra njerëz u vranë.

Sistemi i vjetër zgjedhor i bazuar në listat e partive është zëvendësuar gjithashtu me një, që ka për qëllim të ndihmojë kandidatët e pavarur.

Sidoqoftë, blloqet kryesore myslimane shiite ende parashikohen të fitojnë shumicën e vendeve, shkruan BBC.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme