Të paktën 23 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një spital që po trajtonte pacientë me koronavirusi në Bagdad.
Dhjetëra të tjerë janë plagosur, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Zjarri që shpërtheu në spitalin Ibn Khatib erdhi si pasojë e shpërthimit të një bombole me oksigjen.
Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm në shkaqet e asaj që ai e quajti një “aksident tragjik”.
Deri me tani, ekuipazhi i urgjencës ka shpëtuar 90 nga 120 pacientë.
Të plagosurit dhe pacientët të cilët nuk u lënduan janë dërguar me ambulancë në spitale të tjera afër.
Infeksionet me koronavirus janë rritur në mënyrë të shpejtë që nga shkurti në Irak, dhe kaluan një milion raste gjithsej këtë javë.
Ministria e shëndetësisë ka regjistruar gjithsej 1,025,288 raste të sëmundjes dhe 15,217 vdekje që nga fillimi i pandemisë.
Iraku ka filluar fushatën e vaksinimit muajin e kaluar dhe deri me tani janë marrë 650 mijë doza, shumica e të cilave janë nga kompania Covax./arbresh.info/
https://twitter.com/thestevennabil/status/1386082639396757509?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1386082639396757509%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-middle-east-56875804
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...