Irak, vriten 6 terroristë të DEASH-it në sulme ajrore në Krikuk

14:06 | 6 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Të paktën gjashtë terroristë nga grupi terrorist DEASH u vranë sot në një sulm ajror në provincën Kirkuk të Irakut verior, sipas ushtrisë irakiane.

“Koalicioni ndërkombëtar kundër DEASH-it shënjestroi një tunel në Sarjoun, në jug të Kirkukut”, tha ushtria në një deklaratë, duke shtuar se sulmi ajror shkatërroi plotësisht vendin e fshehtë.

Në muajt e fundit, militantët e dyshuar të DEASH-it kanë shtuar sulmet, veçanërisht në zonën midis Kirkukut, Salahudinit (veri) dhe Diyala-s (në lindje), i njohur si “Trekëndëshi i Vdekjes”.

Në vitin 2017, Iraku shpalli fitoren ndaj grupit terrorist duke rimarrë të gjithë territoret e tij, rreth një të tretat e tërë vendit, të pushtuar në vitin 2014.

Megjithatë, ajo ende mban celulat e heshtura dhe ndërmerr sulme në mënyrë periodike. Ushtria irakiane vazhdon të kryejë operacione antiterroriste./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme