Ky është urdhri i parë për arrestim që lëshohet ndaj një zyrtari në lidhje me protestuesit që kanë humbur jetën gjatë protestave të cilat vazhdojnë në vend që nga 1 tetori.
Gjyqësori në Irak ka lëshuar një urdhër arresti ndaj gjeneralit Jamil Al-Shammari lidhur me vrasjen e protesuesve anti-qeveritarë në rajonin Dhi Qar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Irakut thuhet se “Trupi gjykues, si rezultat i hetimeve të nisura për shqyrtimin e protestave në Dhi Qar vendosi lëshimin e një urdhër arresti ndaj gjeneralit Shammari”.
Mes tjerash theksohet se vendimi për kapjen e tij është në lidhje me vrasjen e prostestuesve.
Ky është urdhri i parë për arrestim që lëshohet ndaj një zyrtari në lidhje me protestuesit që kanë humbur jetën gjatë protestave të cilat vazhdojnë në vend që nga 1 tetori.
Mëngjesin e sotëm protestuesit i vunë zjarrin shtëpisë së Shammarit në rajonin Divanijeh, i cili llogaritet përgjegjës për vdekjen e protestuesve.
Rikujtohet se kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi shkarkoi nga detyra gjeneral Shammarin gjatë tryezës së krizës të formuar në Dhi Qar më 28 nëntor.
Në protestat e filluara më 1 tetor kundër papunësisë, korrupsionit dhe mungesës së shërbimit publik në Irak, deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 350 persona ndërsa mbi 15 mijë të tjerë janë plagosur.
Gjatë protestave që vazhdojnë kryesisht në kryeqytetin irakian Bagdad dhe në qytetet tjera në pjesën jugore dhe qendrore, ka edhe reagime ndaj ndikimit të Iranit në vend.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador