Ministria e Mbrojtjes e Irakut ka bërë të ditur se kampi në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit është goditur nga një sulm me raketë, transmeton Anadolu Agency.
“Një raketë Katyusha ra në kampin Al-Nasr në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit në kryeqytet”, njoftoi ministria, duke thksuar se deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Kampi Al-Nasr është një nga vendet ushtarake ku janë vendosur këshilltarët e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja kundër grupit terrorist DAESH.
Sulmi i sotëm ishte i katërti brenda një jave kundër bazave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në Irak, i cili erdhi në mes të tensionit mbi praninë e forcave të udhëhequra nga SHBA-ja në Irak.
Më 9 dhjetor, Iraku dhe koalicioni ndërkombëtar njoftuan përfundimin zyrtar të misionit luftarak të forcave të koalicionit në vend.
Më 26 korrik, Bagdadi dhe Washingtoni ranë dakord për tërheqjen e të gjitha forcave luftarake amerikane nga Iraku deri në fund të vitit 2021, duke mbajtur këshilltarët dhe trajnuesit amerikanë për të ndihmuar forcat irakiane të sigurisë.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç