Numri i viktimave në protestat anti-qeveritare që ka përfshirë Irakun në katër ditët e fundit ka shkuar në 44, thonë burimet e sigurisë.
Numri është dyfishuar gjatë 24 orëve të fundit, përderisa përleshjet mes protestuesve dhe policies janë intesifikuar, transmeton portali arbresh.info
Ushtria tha se “snajperë të paidentifikuar” kishin vrarë katër persona në Bagdad, përfshirë dy oficerë policie.
Kryeministri Adel Abdel Mahdi më herët tha se “kërkesat e ligjshme” të protestuesve janë dëgjuar, ndërsa ka apeluar për qetësi.
Protestat spontane kanë shpërthyer të martën, pasi qytetarën kanë shprehur zhgënjimin për nivelin e lartë të papunëisë së të rinjë në Irak, për shërbime të rënda publike dhe për korrupsionin në të gjithë sektorët publik.
Kjo është sfida e parë për qeverinë e brishtë të Mahdit, i cili ende nuk ka mbushur një vit në pushtet.
Pavarësisht kërkesës së kryeministrit për qetësi, irakianët kanë mbushur rrugët edhe gjatë ditës së premte. Shtetrrethimi i imponuar në kryeqytet dhe ndërprerja e internetit, nuk ka arritur që të pengojë protestuesit që të mblidhen.
Pjesa më e madhe e trazirave është përqendruar në Sheshin Tahrir në Bagdad./arbresh.info/
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...