Qindra fëmijë në Irak po infektohen çdo ditë me variantin britanik të coronavirusit, njofton shoqata bamirëse “Save the Children”.
Shifrat nga ministria e shëndetit të Irakut, të raportuara nga OJQ-ja, tregojnë se pothuajse 2,000 nën 10 vjeç janë infektuar vetëm gjatë dy javëve të fundit, raporton theguardian.
Por mjekët kanë thënë që kjo shifër nënvizon përmasat e vërteta të shpërthimit, tha Save the Children, pasi shumë pacientë të rinj nuk merren në spitale ose diagnostikohen vetëm në klinika dhe barnatore, ku nuk regjistrohen zyrtarisht.
Dr Taha Abdulmawjoud, nga Ninawa, i cili punon me Save the Children, tha se “Ne kemi parë fëmijë të moshës 10 vjeç të pranuar në spital dhe ka një përqindje të lartë të fëmijëve me virus në qendrat e kujdesit shëndetësor primar dhe spitalet pediatrike se më parë”.
Ndryshe, Iraku deri më tani ka regjistruar 844 të infektuar gjersa kanë vdekur 14286 persona.
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...