Kryeministri i Irakut, Abdul Mahdi ka kërkuar nga protestuesit që të lejojnë që në vend të kthehet normalitetit dhe ka premtuar se disa nga kërkesat e tyre do të realizohen në ditët në vazhdim.
“Protestat na kanë ndihmuar dhe do të ndihmojnë që t’u bëjnë presion grupeve politike dhe qeverisë… për reforma dhe që ndryshimet në ndodhin. Megjithatë, protestuesit duhet të lejojnë që në vend të kthehet jeta normale, gjë e cila do të çonte në legjitimimin e kërkesave të protestuesve”, tha kryeministri irakian, përmes një deklarate për media.
Dhjetëra mijëra persona kanë marrë pjesë në disa protesta këtë muaj në Irak, në kërkim të vendeve të punës, dhënien fund të korrupsionit dhe shërbimeve më të mira.
Kryeministri i Irakut po ashtu përmes deklaratës tha se reformat e reja në sistemin zgjedhor do të bëhen publike “në ditët e ardhshme”./rel/
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...