IOM: 15 milionë njerëz përballen me krizë humanitare në Bririn e Afrikës

21:42 | 9 Prill 2022
Artan Maliqi

Ndër faktorët që kanë shkaktuar krizën ushqimore, përveç thatësirës nga reshjet e pamjaftueshme, janë përmendur edhe konfliktet, dëmtimi i tokave bujqësore nga karkalecat e shkretëtirës dhe efektet negative të COVID-19 në ekonomi.

Pesëmbëdhjetë milionë njerëz janë përballë një krize humanitare për shkak të thatësirës së gjatë në Bririn e Afrikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në një deklaratë për thatësirën në vendet afrikane, tërhoqi vëmendjen për krizën humanitare në rajon.

Në deklaratë thuhet se 15 milionë njerëz po përballen me një krizë humanitare për shkak të thatësirës në vendet e Bririt të Afrikës, dhe vendet më të prekura nga kjo situatë janë Kenia, Somalia dhe Etiopia.

Ndër faktorët që kanë shkaktuar krizën ushqimore, përveç thatësirës nga reshjet e pamjaftueshme, janë përmendur edhe konfliktet, dëmtimi i tokave bujqësore nga karkalecat e shkretëtirës dhe efektet negative të COVID-19 në ekonomi.

Ndërsa vala më e rëndë e thatësirës e parë në Afrikën Lindore që nga vitet 1980 ka lënë në uri rreth 13 milionë njerëz, miliona njerëz në Kenia, Somali dhe Etiopi janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre në kërkim të ujit dhe kullotave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme