Një investitor mysliman kërkon ta bëjë zërin e tij të dëgjohet në epokën e Donald Trumpit. Aktivizmi i aksionerëve është fenomen i rrallë në financën Islame, megjithatë menaxheri i kamur Bashar Qasem kërkon të ndryshojë stereotipet.
Ai ishte i vetmi përfaqësues islamik mes aksionerëve që i dërguan një letër proteste presidentit amerikan, mbi urdhrin e ndalimit të fluturimeve.
“Na kërkohet të qëndrojmë në krah të drejtësisë, të jemi të përgjegjshëm e të dëshmojmë të vërtetën. Dhe kjo është një nga parimet themelore të investimit dhe të parave. Trumpi i fitoi zgjedhjet, megjithatë një pjesë e mirë e popullatës nuk pajtohet me të. Kjo është demokracia. Duhet të ketë ndonjë lloj konsiderate për tjetrin dhe për shumëllojshmërinë e mendimit”, tha Bashar Qasem, investitor mysliman.
Qasem kërkon ta përdorë aktivizmin e tij prej aksioneri për të kthyer disa prej urdhrave ekzekutivë të Trumpit, që përmbysën politikat e kohës së Obamës mbi rregullat bankare dhe ndryshimet klimatike.
Ai dëshiron të shohë nëse edhe investitorë të tjerë myslimanë në Shtetet e Bashkuara do të duan t’i bashkohen kësaj nisme. Siç rrëfen dhe vet, klientët e tij, shumica e të cilëve myslimanë dhe gati gjysma emigrantë, e mirëpresin rolin e tij publik në rritje.
“Nuk e imagjinoj dot veten të ulur këtu, pa thënë asnjë fjalë e të shoh të ndodhin gjëra për të cilat mund të ofroj ndihmën time. Kur je në pozitën të promovosh të mirën dhe të ndikosh gjërat pozitivisht, mendoj se nuk duhet të hezitosh”, tha Qasem.
Por ndërsa urdhri i ndalimit të fluturimeve e shqetëson, perspektivën ekonomike të Shteteve të Bashkuara, Qasem e sheh me optimizëm. Arsyeja është e thjeshtë. “Të mos harrojmë, – kujton menaxheri, – që Donald Trumpi në fund të fundit është biznesmen”.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...